8 maj 2014 – Partia Social Demokrate ka publikuar një spot, që ka ngjallur polemika në Republikën e Çekisë.
Me rastin e zgjedhjeve evropiane, Partia Social Demokrate në Çeki, e kryeministrit aktual, kërkon vota duke publikuar një spot, që ka ngjallur polemika, teksa për disa është ironik.
"Seksi në vendin e punës është i mirë",- thotë një zë në sfond, ndërkohë që në imazhet e spotit vërehet një sekretare, e cila largohet nga zyra e saj dhe hyn në një dhomë "të fshehtë", aty lë të kuptojë se konsumon një raport sekret.
"Mirëpo është mëkat që më shumë se gjysmë milionë vetë në Çeki nuk kanë një punë",- përfundon spoti provokues dhe polemik.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





