Greqi, 7 maj 2014 – Një shqiptar 29 vjeç u arrestua në zonën Halkida të Greqisë,sepse mesditën e 6 majit kishte përdhunuar një bareshë greke 69 vjeçe, teksa ajo ishte duke kullotur bagëtitë, teksa burri ndodhej në një kope tjetër.
Denoncimi u bë në policinë e Eretias, në pyjet e së cilës pretendohet se shqiptari fillimisht ka ushtruar dhunë ndaj së moshuarës dhe më pas e detyroi të kryente marrëdhënie seksuale.
Policia greke thotë se ka sekuestruar edhe veshjet e protagonistëve të ngjarjes së rëndë, të cilat i dërgoi si prova në laborator për ekzaminim.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





