Australi, 7 maj 2014 – Trupi i pajetë i një 26-vjeçari australian është gjetur ditën e sotme, në garazhin e banesës ku jetonte në Queensland. Viktima është Peter Milos, i cili raportohet se ka lidhje gjaku me një familje mafioze shqiptare. 26-vjeçari ka qenë pronari i një restoranti të famshëm në këtë vend, së bashku me vëllain e tij Allen, përpara se ky i fundit të prangosej vitin e kaluar për trafik droge (në foton poshte dy vëllezërit Milor, Peter nga e majta, Allen në të djathtë).

Alen Milos u arrestua dhe u dënua me 13 vjet burg pasi akuzohet për trafik droge dhe veprimtari të tjera kriminale, të cilat mbuloheshin nga familja shqiptare Kalaja me të cilën dy vëllezërit kanë lidhje gjaku.

Familja Kalaja konsiderohet nga policia australiane si një klan i fuqishëm që kontrollon trafikun e drogës në këtë vend. Ajo ka emigruar nga Shqipëria në Australi, në vitet 1970.

Mediat australiane raportojnë se Alen Majlos dhe kushëriri i tij Daniel Kalaja kanë qenë në qendër të vëmendjes së policisë së Kuinslendit, por Danieli deri më tani nuk është dënuar asnjëherë.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/