DURRËS, 7 maj 2014 – Anëtari i kryesisë qendrore të PSSH e kryebashkiak i Durrësit Vangjush Dako dhe kryetari i degës së PS-së dhe kryetar i Këshillit të Qarkut Durrës-Krujë Alfred Mullaraj kanë pasur kënaqësinë t’i komunikojnë “Dyrrah”-ut emërimin e banorit të komunës së Ishmit z. Viktor Plaku në postin e drejtorit ekzekutiv të filialit të Durrësit të kompanisë publike / shtetërore Posta Shqiptare SHA.
Z. Dako tha për “Dyrrah”-un se z. Plaku është diplomuar për mësuesi, ka qenë drejtor shkolle, ka kontribute të mëdha në të majtën, pjesë e strukturave të PS-së, sekretar në komisionet zgjedhore në Ishëm, kryetar i këshillit të komunës së Ishmit.
PS-ja e Durrësit njofton se z. Viktor Plaku ka shoqëruar zotërinjtë Blend Klosi e Vangjush Dako në fushatën elektorale të 2013-ës në takimet me banorët e fshatrave Rreth, Shënavlash, Shetaj.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





