7 maj 2014 – Praktikimi i seksit oral me partneren është modernitet? Gjithçka duket se është një gënjeshtër.

Sipas një studimi amerikan të botuar në revistën shkencore “Journal Evolutionary Psychology”, thuhet se meshkujt nuk e praktikojnë seksin oral me partneren e tyre për ti dhuruar kënaqësi asaj, por për të evituar që të tradhëtohen.

Studimi u zhvillua mbi 243 meshkuj me moshë madhore, pjesa më e madhe e të cilëve deklaruan se e praktikonin një raport të tillë seksual, për të garantuar besnikërinë e partneres.

Sipas tyre nëpërmjet seksit oral, femra arrin më lehtësisht kënaqësinë, duke bërë që të mos kërkojë një mashkull tjetër. Kështu marrëdhënia orale, nuk është gjë tjetër veçse një strategji e mashkullit.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/