Itali, 7 maj 2014 – Një ngjarje shokuese është zbuluar nga karabinierët e qytetit të Viterbos, në Itali. Një i moshuar 86 vjeçar është lënë në arrest shtëpie, pasi ekzistojnë prova të forta se ai ka abuzuar seksualisht me mbesën e tij, kur kjo e fundit ishte rreth 10 vjeç.
Në momentin kur prindërit e vajzës janë ndarë, për disa kohë, vogëlushja i është besuar gjyshit nga babai. Duke përfituar nga fakti se ishin të vetëm në shtëpi, gjyshi ka abuzuar seksualisht me mbesën e tij dhe i ka kërkuar të mos i tregojë askujt se çfarë bënin, në të kundërt do ta dërgonte në kolegj.
Vajza e mitur, në rrëfimin e saj para karabinierëve, u ka treguar këtyre të fundit edhe një video të regjistruar në telefon ku dokumentoheshin abuzimet e bëra ndaj saj nga gjyshi 86 vjeçar.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





