·        Në periudhën 12 qershor-15 shtator 2014 do të lundrojë “Lato” (ndërtuar në Japoni në vitin 1975); pas 15 shtatorit zëvendësohet nga një traget më i vogël: “Ierapetra”

·        Kompania ANEK Lines zotëron linja të fuqishme me traget në Greqi, që lidhin Kretën, Cikladet, Dodekanezin, Gumenicën, Kallamtën, Patrasin, Selanikun, Pireun etj.

·        Për kërshëri, më 7 maj 2014, ora 15:00, trageti “Lato” që do të punojë në linjën Durrës-Bari pas 12 qershorit 2014, ndodhej në Pire

·        Zëvendësdrejtori aktual i përgjithshëm ekzekutiv i kompanisë publike Autoriteti Portual Durrës inxhinier Artjan Qirici ka punuar në periudhën mars 1991-dhjetor 1993 si drejtues teknik në kompanitë e trageteve “Hilo-Lines” dhe mallrave “Sea-Coral” në Pire; më 1995-1997 si bashkëpronar dhe menaxher në kompaninë private “General Ship Repair”, “Pegasus”, Pire; në mars 1997- tetor 2013, si drejtor ekzekutiv në kompaninë “Aris Qirici & Co LTD”.

·         

DURRËS, 7 maj 2014 –  Mediet italiane bëjnë të ditur se Autoriteti Portual i Levante-s në Itali dhe kompania greke e ishullit të Kretës ANEK Lines, nisin një linjë të re të përditshme për transport detar mallrash dhe udhëtarësh Bari-Durrës, në periudhën 12 qershor-15 shtator 2014 me tragetin “Lato” (ndërtuar në Japoni në vitin 1975) në bashkëpunim me kompaninë Adriatica Ferries.

Francesco Mariani, president i Autoritetit Portual të Levante-s, tha: “Porti i Barit është pika referimi trafiku nga Evropa në Shqipëri, duke përfaqësuar mbi 75% të trafikut të përgjithshëm në drejtim të Shqipërisë, ndjekur nga porti i Brindisit, vetëm nën 10 %”.

Agjenti i ANEK Lines-it në Bari, Adria Shipping, njoftoi se, duke filluar nga 15 shtatori 2014, trageti “Lato” do të zëvendësohet me një më të vogël, po të ANEK Lines-it, me atë “Ierapetra”.

“Dyrrah”-u ka zbuluar se të dy tragetet kanë pasur probleme teknike në të kaluarën.

ANEK Lines-i zotëron linja të fuqishme me traget në Greqi, që lidhin Kretën, Cikladet, Dodekanezin, Gumenicën, Kallamtën, Patrasin, Selanikun, Pireun etj.

Për kërshëri, më 7 maj 2014, ora 15:00, trageti “Lato” që do të punojë në linjën Durrës-Bari pas 12 qershorit 2014, ndodhej në Pire (në foto).

Zëvendësdrejtori aktual i përgjithshëm ekzekutiv i kompanisë publike Autoriteti Portual Durrës inxhinier Artjan Qirici ka punuar në periudhën mars 1991- dhjetor 1993 si drejtues teknik në një nga kompanitë më të mëdha të anijeve të udhëtarëve “Hilo-Lines” si dhe të mallrave “Sea-Coral” në Pire, Greqi; më 1995-1997 si bashkëpronar dhe menaxher në kompaninë private “General Ship Repair”, “Pegasus”, Greqi; në mars 1997-tetor 2013, si drejtor ekzekutiv në kompaninë “Aris Qirici&Co LTD”.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/