Itali, 7 maj 2014 – Një makinë Ford me tre persona në të theu postbllokun e karabinierisë në Peruxhia. Karabinierët arritën ta ndalojnë makinën, në të cilën gjendej një italian 30 vjeçar, një shqiptare 24 vjeçare, që besohet se është e dashura e shqiptarit si dhe një shqiptar 30 vjeçar. Shqiptari para se makina të bllokohej nga karabinerët, kishte flakur nga dritarja një pistoletë.

Arma u identifikua si e markës “Ecole Special”, prodhim bullgar, e modifikuar nga kalibër 9 mm në kalibër 7,65 mm. Arma nuk ishte e regjistruar dmth. ishte futur në mënyrë të kundërligjshme në Itali. Shqiptari u arrestua për armëmbajtje pa leje dhe u dërgua në burgun e Kapanës ( Capanne).

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/