Durrës, 7 maj 2014 – Një konflikt familjar ka çuar drejt vëtëvrasjes një 17 vjeçare nga Durrësi.
Adoleshentja është dërguar me urgjencë pasditen e së martës në urgjencën e spitalit dhe mjekët kanë konstatuar se ajo paraqiste simptomat e helmimit.
Mësohet se kanë qenë familjarët e vajzës ata që i kanë rrëfyer mjekëve se vajza e re kishte konsumuar një sasi të konsiderueshme solucioni që përdoret për larjen e dyshemesë.
Fatmirësisht, pas trajtimit mjekësor, vajza e re e ka kaluar gjendjen e vështirë dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Po një ditë më parë, në orët e para të paradites së të martës, 36 vjeçarja M.M. banore e lagjes nr.3 në Durrës tentoi vetëvrasjen. Gruaja, pas një konflikti me bashkëshortin piu detergjent larës dhe më pas u hodh nga kati i katërt i pallatit ku banonte. Gruaja para përplasjes me tokën, u përplas me një pemë, gjë që neutralizoi disi përplasjen me asfaltin.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





