Tiranë, 7 maj 2014 – Elvana Gjata dhe Flori Mumajesi, dy këngëtarë të njohur dhe shumë të dashur në të gjitha trevat shqipfolëse janë përfolur prej kohësh për një lidhje dashurie. Asnjë prej të dyve nuk e ka pranuar në gjë të tillë deri tani.

Gjithsesi dëshira e fansave të tyre për t’i parë bashkë dy këngëtarët duket se është mjaft e madhe. Madje njëri prej tyre ka guxuar shumë, duke u bërë dhuratë një unazë fejese, në të cilën janë të shkruar emrat e të dyve.

Nëse dëshira e fansit të tyre do bëhet realitet, kjo i mbetet kohës.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/