Itali, 7 maj 2014 – Presidenti i Lazios, Claudio Lotito, befason me deklaratën e tij të ditëve të fundit. Numri një i klubit bardhekaltër ka deklaruar për agjencinë e lajmeve Ansa se në sektorët e ultrasve në stadium shpërndahet drogë, madje ka dhe prostitucion.
Lotito shtoi se për të luftuar dhunën në futboll duhet patur tolerance zero ndaj personave që kërkojnë të prishin imazhin e këtij sporti. Sipas tij, shpeshherë, personat që kanë probleme me ligjin janë edhe tifozë. Praninë e tyre në stadium jo rrallëherë ata e përdorin edhe për të shitur substanca narkotike.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





