Itali, 6 maj 2014 – Shqiptari Renato Veizi, 42 vjeç dhe italiani Xhakomo Fabioci, 28 vjeç, që të dy banues në provincën e Venecias, në orët e para të mëngjesit të së dielës po vidhnin naftë nga një kamion i ndaluar në parking. Një telefonatë anonime informon karabinierët për vjedhjen. Mbërritja e makinës së karabinierëve i detyron dy hajdutët t’ia mbathin me një makinë Fiat Stilo.

Gjatë ndjekjes, makina e tyre përplaset me një mur në qytezën e Gleris di San Vito. Shqiptari dhe bashkëpunëtori i tij italian përfundojnë në spital. Sipas mjekëve, plagët e shqiptarit mund të shërohen brenda 30 ditëve. Karabinierët gjetën në Fiat Stilo 200 litra naftë në 9 bidona të mëdhenj.

Gjykata mori masën e sigurisë detyrim paraqitje, sepse të dy nuk kishin precedentë penalë, ishin të shtruar në spital dhe e kishin kryer vjedhjen të shtyrë nga gjendja e vështirë ekonomike.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/