Durrës, 6 maj 2014 – 25 vjeçari Gerald Ramaj është prangosur nga plicia e Durrësit, pasi rezultonte i shpallur në kërkim me datë 16.04.2012.
Gjykata e Apelit Durrës, me vendim datë 28.04.2014 e kishte dënuar këtë shtetas me 6 muaj burgim për veprën penale “Vjedhje”.

25 vjeçari nga Durrësi, dy vite më parë, në datë 16.04.2012  i ka vjedhur një varëse floriri shtetases Xh.S. Vetëm pas dy vitesh policia arriti të prangoste autorin e kësaj vjedhjeje.

25 vjeçarit do t’i duhet tashmë të vuajë në burg, dënimin e dhënë nga gjykata dy vite më parë.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/