Indi, 6 maj 2014 – Një vajzë 23-vjeçare nga India ka vrarë babanë e saj, i cili e përdhunonte prej 3 vitesh, që nga vdekja e gruas së tij. Ashok Sharma Manish ka pranuar në polici, se babai i saj e kishte dhunuar seksualisht. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Neë Delhi. Vajza së bashku me dy shokët e saj kishte planifikuar vrasjen e babait monstër.

Pasi e kishte zënë gjumi të atin, vajza kishte thërritur dy miqtë e saj dhe të tre bashkë e rrahën burrin me shkopa kriketi derisa ngeli pa ndjenja. Për t’u siguruar se i ati kishte vdekur, 23 vjeçarja e çau në kraharor me një çopë xhami të mprehtë dhe i hoqi valvulën që i ishte vendosur në zemër vite më parë.

Më pas të tre të rinjtë e morën burrin, ia lidhën me litar këmbët dhe duart dhe e hodhën në një kanal. Policia zbuloi trupin e 56-vjeçarit pas disa ditësh dhe menjëherë arrestoi vajzën e tij, e cila tregoi historinë e tmerrshme dhe shkaqet që e detyruan të ndërmerrte aktin ekstrem.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/