Gjermani, 6 maj 2014 – Rreth 3 muaj nga krimi i tmerrshëm që tronditi Italinë dhe Shqipërinë, kur një nënë, Edlira Dobrushi, vrau tre vajzat e saj të mitura, një krim i ngjashëm është regjistruar në Gjermani.

Një 39 vjeçare ka mbytur me gaz 3 fëmijët e saj, të moshës 3, 4 dhe 11 vjeç dhe më pas ka tentuar të vetëvritet.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një apartament në qytetin Muenster, Gjermani. Gruaja besohet se e ka ndërmarrë këtë akt në një çast dëshpërimi. Gruaja kishte lënë një letër lamtumire si dhe një letër tjetër në korridorin e shtëpisë, ku paralajmëronte për daljen e gazit.

Policia është lajmëruar për ngjarjen nga vëllai i gruas. Kur kanë mbërritur në apartament, policët nuk mund të bënin më asgjë për 3 fëmijët e mitur. Ndërkohë gruaja është shtruar në spital dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetën.

Nagjrja ndodhi vetëm pak orë, pasi opinioni publik gjerman ishte shokuar nga një tjetër ngjarje e rëndë. Një burrë kishte vrarë bashkëjetuesen e tij dhe të birin 10 vjeçar, kishte jetuar me kufomat e tyre për disa ditë, e më pas kishte vendosur të vetëvritej.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/