6 maj 2014 – Vjen edhe përgjigjja e UEFA-së, për dy klubet e njohura evropiane Manchester City dhe PSG. Për shkak të shkeljes së Fair Play Financiar, këto klube do të marrin gjobat e parë të cilat janë mjaft të rënda. Siç është raportuar nga L’Equipe, UEFA ka vendour që klubi Paris SG nga edicioni i ardhshëm në Champions League do të ketë në listën e vet vetëm 21 futbollitë (në vend të 25), kurse do të paguajë edhe gjobë jo më pak se 60 milionë euro brenda tri viteve të ardhshme, ndërsa i njëjti dënim vlen edhe për klubin anglez Manchester City. Të dy klubet kanë kohë deri në fundjavë për të gjetur një marrëveshje me UEFA-s, pas së cilës dënimet do të bëhet realitet.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





