Itali, 1 maj 2014 – Një i vdekur, dy të plagosur rëndë dhe 72 të tjerë të plagosur lehtë është bilanci i aksidenti rrugor të regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në Itali. Një autobuz turistik, me dy kate, që kishte në bordin e tij 76 persona, përfshirë këtu edhe shoferin ka dalë nga rruga në kilometrin 32 të autostradës A13, që të çon në Romë. Autobuzi është rrëzuar në një krah dhe vetëm shoferi është personi që nuk ka pësuar asnjë lëndim.
75 turistët kroatë ishin nisur dje nga qyteti Zagavria, në Kroaci. Në operacionin për t’u ardhur në ndihmë të plagosurve janë angazhuar përveç policisë rrugore të Bolonjës dhe Altedos edhe 12 ambulanca, 2 autobuzë dhe zjarrfikësit që bënë të mundur nxjerrjen e turistëve nga autobuzi.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





