Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë kryer 1,535 testime për persona të dyshuar me koronavirus, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 53 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
13 raste në Tiranë, 6 raste në Fier, 5 raste në Durrës, Devoll, 3 raste në Shkodër, Mallakastër, 2 raste në Korçë, Elbasan, Pukë, Librazhd, Sarandë, Skrapar, 1 rast në Vlorë, Rrogozhinë, Gjirokastër, Dibër, Gramsh, Libohovë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 748 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 110,920 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 124 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, një qytetar 77 vjeçar nga Korça e ka humbur betejën me COVID19. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerit.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.
Statistika (02 Maj 2021)
- Raste të reja ditore 53
- Të shëruar në 24 orë 748
- Të shtruar në spitale 124
- Humbje jete në 24 orë 1
- Testime ditore 1,535
- Testime totale 640,206
- Raste pozitive 131,238
- Raste të shëruara 110,920
- Raste Aktive 17,921
- Humbje jete 2,397
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
- Tiranë 14834
- Fier 959
- Durrës 272
- Shkodër 472
- Korçë 335
- Gjirokastër 261
- Vlorë 259
- Elbasan 137
- Kukës 115
- Dibër 102
- Berat 97
- Lezhë 78





