28 prill 2014 – Ngjarjet me te rendesishme historike te regjistruara ne vite te ndryshme ne date 28 prill:

1192– Vritet në Tyre (Liban), Conrad i parë, mbreti i Jeruzalemit, dy ditë pasi ishte zgjedhur në këtë post. Vrasja u krye nga hashashinët, sekt i formuar në fund të shekullit të 11-të. "Assassin" "Vrasës', nga arabishtja Hashishin "përdorues hashashi" (Lewis, Bernard (1967), The Assassins: Sektet Radikale të Islamit, fq 30-31, Oxford University Press.)
 
1686– Isak Njutoni boton vëllimin e parë të librit të tij "Principia", më pas do të botonte edhe 2 vëllime të tjera (Parimet Natyrore të Matematikës), ku ai shjegon ligjet e lëvizjes. Asnjë vepër shkencore nuk ka tërhequr më shumë vëmendjen e filozofëve sesa Principia.  Gjatë shekullit të 20-të filozofët e kanë parë këtë libër në kontekst të teorive të Ajnshtajnit mbi gravitacionin dhe relativitetin. Historianët thonë se teoria e gravitetit të Njutonit u krijua në shekullin e 18-të, periudhë kur zhvillimet teknologjike mungonin  –  mungonte veçanërisht një mekanizëm i duhur për prodhimin forcës gravitacionale.
 
1908
– Në Moravi lindi Oskar Schindler, biznesmen austriak – subjekt i romanit Arka e Shindlerit (1974) dhe më pas i filmit Lista e Shindlerit. Pas luftës së dytë botërore, Schindler dhe gruaja e tij, Emilie, u vendosën  in Regensburg, Gjermani, deri në vitin 1949, kur emigruan në Argjentinë. Në vitin 1962, Yad Vashem i dha Schindlerit titullin "Të ndershmit mes Kombeve " në njohje të përpjekjeve të tij për të shpëtuar hebrenjtë gjatë Holokaustit nazist. Emilie u nderua në mënyrë të ngjashme në vitin 1993. Schindler vdiq në Gjermani më 1974 – kishte mbetur i varfër dhe i vetmuar. Disa nga hebrenjtë që Shindleri kishte ndihmuar të mbijetonin mblodhën ndihma financiare për transferimin e trupit të tij për t'u varrosur në Izrael. Në vitin 1993, Muzeu Përkujtimor i Viktimave të Holokaustit në kryeqytetin amerikan Uashington, e nderoi Shindlerin pas vdekjes me medaljen e veçantë të kujtimit. Historia e Shindlerit tërhoqi shumë vëmendje në sajë të filmit Lista e Shindlerit me regji të Stiven Spielbergut (1993), bazuar në një roman të vitit 1983 nga Thomas Keneally.
 
1912–  Vatra u themelua zyrtarisht. Takimi i parë për të sjellë së bashku të gjitha organizatat shqiptare amerikane në një federatë ishte zhvilluar më 24 dhjetor 1911 në Boston me nismën e shoqatës "Besa – Besë". Në këto takime ishin të pranishëm: Faik Konica, Fan Noli, Kristo Floqi, Marko Adams, dhe Paskal Aleksi. Të dhënat zyrtare të komisionit të bashkimit citojnë: "Ne bëjmë thirrje për të formuar Federatën Pan Shqiptare të Amerikës nga bashkimi i shoqatave të mëposhtme: "Besa – Besë", "Flamuri i Krujës", "Shoqëria Kombëtare". dhe "Dallandyshja". Vatra u regjistrua si shoqatë në shtetin Masaçusets dhe morr çertifikatën e njohjes më 13 qershor 1912. Çertifikata tregon këto emra, citim: Faik Konica, Lambi Chikozi, Fan S. Noli, Kristo Floqi, Elia Tromara, Naum Cere, Kosta Kotta.
 
1916
– Ne Ashton, Angli, lindi Bill Bland, marksist-leninist britanik. Para se të bëhej udhëheqës i lëvizjes anti – revizioniste, Bland ishte anëtar i Partisë Komuniste të Zelandës së Re dhe Partisë Komuniste të Britanisë. Mao Ce dunin e konsideronte – deviacionist,  ndërsa komunizmin e  Enver Hoxhës e quante të vërtetë në traditën e Marksit, Leninit dhe Stalinit. Bland e vizitoi Shpiqërinë për here të pare në vitin 1962 me ftesë të PPSH-së. Nga viti 1968 – 1978, lidhjet e tij me Shqipërinë u ndërprenë për shkak të qëndrimit pro kinez të Enver Hoxhes, por marrëdhëniet e ngushta u rivendosën pas prishjes së aleancës kino – shqiptare. Bland ishte një nga themeluesit e shoqatës shqiptare – britanike, dhe më pas sekretar i saj për gati 30 vjet deri në rënien e regjimit komunist në Shqipëri. Bland vdiq më 13 mars 2001.
 
1925– Poeti amerikan T. S. Eliot, pranon vendin e punës si redaktor në shtëpinë botuese Faber, pozitë, e cila i lejoi atij të shkëputej nga puna si nëpunës banke që bënte deri atëhere.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/