Nga Aleksandër Cangonja

Një vështrim historik mbi raportet konfidenciale të vitit 1942 (Arkivi Qendror Shtetëror, Fondi 152, Dosja 89)

Viti 1942 sipas gjasave po shënonte një një kthesë dramatike për pushtimin fashist në Shqipëri. Ndërsa propaganda zyrtare përpiqej të paraqiste një situatë të qetë, dokumentet sekrete të kohës zbulojnë një realitet të tensionuar: panik, dështim ushtarak dhe një kalim drejt terrorit ekstrem si mjeti i fundit për mbijetesë. Në qendër të këtij zhvillimi është raporti disi “konfidencial” i Ministrit Sekretar të Partisë Fashiste Shqiptare, Kolë Bibë Mirakaj, dërguar Kryeministrit të asaj kohe, Mustafa Krujës. Ky komunikim, përmes një gjuhe të ashpër dhe të drejtpërdrejtë, pranon se makineria e shtetit po humbte kontrollin mbi vendin dhe se autoriteti i qeverisë “Kruja” po lëkundej seriozisht.

Pranimi i Paaftësisë

Analiza e këtyre letrave zbulon një thyerje të thellë në autoritetin e regjimit fashist, ku vetë Ministri Mirakaj i raporton Mustafa Krujës se “metodat e kadalshme” po e çonin pushtetin drejt dështimit total. Ky dokument nuk është thjesht një listë masash, por një dëshmi e inferioritetit ushtarak, ku komandantët fashistë cilësohen si “të pazotët” përballë sukseseve të komunistëve, siç ishte rasti i përplasjeve në Shkodër. Paaftësia e regjimit shtrihej deri brenda mureve të burgut të Tiranës, ku 400 të burgosur sfidonin hapur autoritetet duke kënduar himne subversive në sy të Prefektit, pa pësuar asnjë ndëshkim. Kjo humbje e kontrollit e detyroi regjimin të braktiste rrugën ligjore dhe të propozonte masa të terrorit kolektiv, si marrja peng e familjeve, konfiskimi i pasurive dhe ekzekutimet publike në sheshe për të rikthyer frikën përmes tmerrit vizual. Fakti që ky raport i drejtohet direkt kreut të qeverisë, vërteton se në vitin 1942, fashizmi në Shqipëri po jetonte ditët e tij të agonisë, i rrethuar nga paranoja dhe një rezistencë gjithnjë e më e fortë që nuk po shtypej dot më me mjetet e zakonshme të policisë dhe ushtrisë.

Transkriptimi i Plotë i Dokumentit Arkivor

SHËNIM PËR SHKËLQESËN KRYETARIN E QEVERISË (MUSTAFA KRUJA)

Jemi tue vrojtë se me masat tepër të kadalshme qi janë tue u marrë kundra komunistave të nxanun në veprime subversive, asht për t’u opionjon se regjimi asht i pafuqishëm për të dominu situatën, dhe kjo jo vetëm qi të shtohen partizanët e komunistave. Si prova kemi: a) Se kundra komunistave t’aratisun nuk asht marrë asnji masë posë disa ndjekjeve të dobta t’organeve të sigurimit publik, dhe dy ndeshje qi janë ba me komunistat në Shkodër njena ka përfundue krejtësisht me triumfin e tyne, dhe tjetra prapë me dam të madh për neve. Kjo jep me kuptue se komandantat qi drejtojnë veprimet e kontrollimit e të rrethimit janë o të pakujdesshëm ose krejt të pazotët. b) Manifestime komuniste vazhdojnë me u shpërnda gadi në të gjitha qytetet e Shqipnisë. c) Komunistat janë tue u mbajtë në burgjet bashkë me të tjerët të burgosun dhe zhvillojnë propagandë të fortë sa mund të thuhet se edhe gjithë të burgosunit ordinerë qi kanë kontakt me komunistat janë konvertue. d) Para pak ditve në burgun e Tiranës ma se 400 të burgosun komunista e të tjerë kanë demostrue tue thirrë “Rroftë Stalini” dhe tue kndue kangët e ndërkombëtares së III-të e të Timoçenkos, dhe oficera policie deri Prefekti duhen gazi ironik pa dhanë asnji masë.

Masat qi na duken të nevojshme:

a) Me kapë familjet e gjithë komunistave t’aratisun dhe mbas qi të jenë shtie në dorë qi të mos mundën me ikë, me u dhanë nji afat jo ma se 15 ditësh për të dorzue t’aratisunit; kalue ky afat e nuk dorzohen internimi i gjithë familjes, dhe konfiskimi i pasunisë, në mos krejtësisht gjysmën. Internim e konfiskim i gjithë pasunisë së luejtshme atyne qi u bajnë strehë komunistave, tue i mbajtë mshehun, tue i furnizue me armë e municione ose me ushqim vullnetarisht. b) Dënim sa ma shpejtë me vdekje e ekzekutim i komunistave ma në shej qi ka në dorë policia, tue përjashtue ndonji qi pa u shtrëngue torturash ose me ndonji premtim falje jete, ka ba zbulime të vlefshme. Ekzekutimet jo ma mbrenda në burg, po në sheshe qi të shifen prej publikut. c) Komunistat qi marrin inisiativë me ba demostrata ndër burgje me kangë Komuniste, përshëndetje me grusht, shamje kundra Shtetit, Fashizmit e personaliteteve të Shtetit, me i denoncue me nji herë në gjyq dhe me nji dekret-ligjë të posaçme për këto vepra me i dënue me vdekje e ekzekutue mbrenda në burg ku t’i shofin shokët. ç) Nëpunsat e Shtetit, të Partisë e të enteve parashtetnore qi provohen me fakte për veprim komunist (tue u gjetë mjeti i nevojshëm për kët provë) të dënohen jo ma pak se 20 vjet e kur kan krye akte sabotazhi me vdekje. d) Ata qi zohen tue shpërndamë manifestime po kjo se tregojnë me saktësi prej kujë i janë dorëzue manifestat të dënohen me 1 – 5 vjet burg; po kjo se bajnë zbulime me randsi të falen; po kjo se nuk tregojnë prej kujë u janë dorëzue manifestat 20 vjet burg. Në rast se tue shpërnda manifestat ndodhen edhe t’ armatosun dënim me vdekje.

MINISTRI SEKRETAR I P.F.SH.

( Kolë Bib Mirakaj )

“Kolë Bibë Mirakaj ndaj Mustafa Krujës: ‘Regjimi asht i pafuqishëm!'”

Aleksandër Cangonja, Durrës 16.04.2026., Durrës 16.04.2026.