Ndërsa ende nuk ka një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës me Iranin dhe për rihapjen e ngushticës së Hormuzit, SHBA po ndihmon anijet me naftë të kalojnë ngushticën pa u perceptuar nga forcat iraniane.
“Wall Street Journal” raporton se anije me karburant, kryesisht të mëdha, fikin sistemet e tyre të gjurmimit dhe lundrojnë gjatë natës duke fikur dritat dhe transmetuesit e sistemit automatiK të identifikimit, të cilat i ndihmojnë ato të gjurmojnë njëra-tjetrën dhe të shmangin përplasjet.
Ndërprerja e komunikimit i bën anijet më të vështira për t’u zbuluar elektronikisht dhe më pak të ndjeshme ndaj sulmeve iraniane.
Disa pronarë anijesh i thanë gazetës se mbetën në kontakt me zyrtarët ushtarakë amerikanë gjatë tranzitit nëpër ngushticë.
Sipas raportit, forcat amerikane përdorin radarë, dronë dhe mjete të tjera për të monitoruar trafikun dhe për të këshilluar anijet se kur duhet të ndalojnë transmetimet dhe si t’u përgjigjen kërcënimeve iraniane.





