Psikologu klinik Eduart Tafa ishte i ftuar këtë të martë në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musaj, ku foli për mënyrën se si formohen traumat tek fëmijët dhe ndikimin që ka familja në zhvillimin e tyre emocional.

Gjatë intervistës, Tafa theksoi se familja mbetet baza kryesore e formimit të fëmijës dhe se përvojat e hershme brenda saj ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e mëvonshme sociale të individit.

Ai shpjegoi se fëmijët që rriten në mjedise me prindër konfliktualë, dhunë verbale apo bullizim brenda familjes, shpesh zhvillojnë trauma emocionale që i shoqërojnë edhe jashtë shtëpisë.