Itali, 4 prill 2014 – Një edukatore kopshti në provincën e Tranit, në Itali, është ndaluar nga karabinierët, pasi ndaj saj ekzistojnë pamje filmike ku duket qartë keqtrajtimi që ajo u bënte vogëlushëve. Jo vetëm të bërtitura, por edhe kërcënime, madje dhe tërheqje zvarrë dhe përplasje në karrike për fëmijët më të “prapë” janë ato çfarë kanë kapur imazhet e kamerës së fshehtë të vendosur në dhomën ku qëndronin të vegjlit.
Edukatorja 60 vjeçare është arrestuar për keqtrajtim të fëmijëve të vegjël dhe më pas është lënë në arrest shtëpie. Policia kishte marrë prej disa kohësh denoncime nga ana e prindërve për sjelljet mjaft brutale të edukatores dhe për të verifikuar vërtetësinë e deklaratave kishte vendosur kamerë të fshehtë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





