Durrës, 4 prill 2014 – Prangoset 27 vjeçari i shpallur në kërkim për përdhunimin e një 15 vjeçareje. Mbrëmjen e së enjtes, efektivët e rendit arritën të prangosnin 27 vjeçarin A.L., i cili u akuzua nga një adoleshente se kishte abuzuar seksualisht me të në Tiranë. Një ditë më parë, adoleshentja e larguar në muajin mars nga shtëpia pranoi se ishte larguar me dëshirë me bashkëfshatarin e saj, por më pas ishte përballur me dhunën seksuale të ushtruar nga ky i fundit kundrejt saj.
Tashmë i mbetet policisë dhe prokurorisë të provojë vërtetësinë e deklaratave të dhëna nga palët. Lidhur me këtë ngjarje, një ditë më parë u prangos edhe një 33 vjeçar, i cili kishte dijeni për ndodhinë, por nuk dëshmoi në polici për gjithçka kishte ndodhur. Nëse 27 vjeçari A.L. do të rezultojë fajtor, mbi të rëndon akuza “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura të moshës 14-18 vjeç”.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah/





