Itali, 4 prill 2014 – Karabinierët e Rietit, në Rajonin e Lacios, neutralizuan një bandë shqiptare të specializuar në vjedhjen e bakrit. Një nga anëtarët e bandës F.E. 25 vjeç, me precedentë penalë u arratis, ndërsa u arrestuan R.S. 60 vjeç, E.E. 29 vjeç dhe B.A. 28 vjeç.

Banda nga tetori i vitit 2013 deri në mars 2014 kreu dhjetra vjedhje kabllosh dhe telash bakri në zonën e Akuilas dhe të Rietit. Bakri i vjedhur shitej me 2-4 euro për kilogram, kryesisht tek firmat në veri të Italisë. Të arrestuarit E.E. karabinierët gjatë kontrollit të banesës i gjetën edhe 7 gram kokainë.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/