Itali, 4 prill 2014 – Gentjan Tush Kaçi, 34 vjeç, u arrestua nga policia e qytezës së Arbias në Rajonin e Toskanës për mbajtje heroine dhe rezistencë ndaj policisë. Ai, sipas lejes së qëndrimit në Itali, rezultonte se punonte si kamarier. Policia, pasi e pikasi duke groposur në pyll një sasi heroine (20 gramë), e arrestoi pas një përleshje të shkurtër trup me trup.

Nga bashkëpunimi me kolegët shqiptarë rezultoi se Gentjani ishte arrestuar në janar 2012 së bashku me elementw të tjerë kriminalë shqiptarë dhe një oficer policie të njësisë së policisë shqiptare të pajisur me qen. Gentjani u akuzua nga policët shqiptarw për armëmbajtje pa leje (pistoletë e markës CZ) dhe mbajtje lëndësh plasëse (TNT). Arrestimi i tij u krye sipas neneve Nr. 278/1, 278/2 dhe  nenit nr. 25 të Kodit Penal shqiptar. Më 8 prill 2013 Gentjani mbeti i plagosur nw një atentat, që iu bë në qendër të kryeqytetit të Shqipërisë.

Pas arrestimit, Gentjan Tush Kaçi u dërgua në burgun “ Santo Spirito” të qytetit të Sienës.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/