E premte, 4 prill 2014 – Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:
GAZETA PANORAMA ka si argument kryesor “Relacioni i plotë, ligji i legalizimeve në Kuvend, hipoteka falas”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Rama flet për fëmijën me Lindën: Kurorëzim i një historie dashurie, gëzim për Rean e Gregun
– Miratohet pakti me FMN, bien propozimet për uljen e taksave
– Killeri me pagesë, zbulohet videoja, Sinanaj filmoi Karçinin
GAZETA SHQIPTARE hapet me shkrimin “Edi Rama: Unë baba. Fëmijë me Lindën, e donim të dy”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Farmacistët, zbardhen pyetjet për provimin e praktikës profesionale
– Alket Rizai: Ka “vetvrasje: shqiptarësh në qelitë greke
– Naço: Lufta antikorrupsion, ndihmë nga ekspertët e FBI
GAZETA SHEKULLI ka si shkrim kryesor “Shkolla e policisë, 2337 fituesit, konkursi, shtohen emrat në listë”
Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:
– Qytetari padit avokat Ngjelën: Më mori 2 milionë lekë
– Masakrimi i Kudret Kumes, grekët akuzohen për racizëm
GAZETA SHQIPTARJA.COM hapet me shkrimin “Skandali me TVSH. Berisha për burg, grabiti 160 mln euro”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Mbreti i parë i Shqipërisë, një odise mashtrimesh
– Ushtarakët, Pogaçi: Pensionet, skema që kërkojmë nga qeveria
GAZETA SHQIP hapet me shkrimin “Pakti me FMN, skenarët për ekonominë. Kuvendi miraton huanë 331 milionë euro, taksat preken vetëm nëse rritet defiçiti”
Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:
– Kryeministri: SHISH ka nivel të ulët profesional, ja kam thënë edhe Visho Ajazit
– Dekonspirrohet operacioni, pritë me mitraloz policisë
– I dënuari për trafik droge, gjendet i vrarë në fund të lumit
GAZETA MAPO çelet me shkrimin “Rikthehen replikat me pullë të kuqe/ Shkëlqim Cani: Berisha, je si qen i rrahur! Ish-Kryeministri: Ti je horr i vogël. Marrëveshja me FMN miratohet me 76 vota, pas një seance maratonë ku nuk munguan debatet, fyerjet dhe qëndrimet e kundërta mes palëve”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Rama: Për shërbimin informativ i besoj Tahirit, jo Presidentit
– Moore me Metën: Bashkëpunim për çështjet kombëtare
GAZETA DITA hapet me shkrimin “Letrat dhe emailet mes Ngjelës dhe klientit të tij: “I dhashë paratë për në Gjykatën e lartë”. Çfarë po i ndodh avokatit?”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Albana Vokshi: Analizë në PD për evidentimin e kontributeve, jo për sulme personale
– Shkëlzeni, 6 mijë euro veshje të dashurës… vetëm për një mbrëmje!
– Vritet në Fushë Krujë biznesmeni i kromit Gjin Nika
GAZETA KOHA JONË hapet me shkrimin “Bill Klinton: Ka jashtëtokësorë. Për herë të parë në televizionin amerikan "ABC neës" bëhet deklarata e fortë”
Në faqet e brendshme do të lexoni:
– Të gjitha batutat në seancën e djeshme parlamentare
– Barnat pa TVSH, shteti farmacive: Zbatoni urdhrin!
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





