Itali, 4 prill 2014 – Lorenc Luka, vetëm 19 vjeç, ndërsa ngiste bicikletën u aksidentua me vdekje nga një kamion i ngarkuar me ushqim për bagëtinë. Aksidenti është regjistruar në qendër të Pordenones, Itali. Shoferi i kamionit, një italian gjashtëdhjetë vjeçar është ndaluar nga policia, e cila po heton për të zbardhur dinamikën e aksidentit tragjik për të riun shqiptar. Megjithëse 19 vjeçari është dërguar me urgjencë në spital, ai nuk ka mundur t’i mbijetojë përplasjes. Mësohet se 19 vje0τari kishte edhe 4 vëllezër të tjerë, më të vegjël se ai. Sipas mediave italaine, Lorenci kishte një talent shumë të madh për muzikën dhe dinte t’i binte bukur disa instrumentave muzikorë. Madje ai kompozonte dhe këngë dhe mësuesit kohët e fundit i kishin sugjeruar të lidhej me muzikantë të njohur të provincës, sepse mund të bëhej një kompozitor i talentuar.  

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/