Dashi
Nuk do ta ndieni veten mirë përsa i përket çështjeve shpirtërore. Në orët e para të ditës do të jeni paksa e paqartë në atë çfarë kërkoni, ndaj nuk do të ishte mirë të nënshkruani apo realizoni marrëveshje të rëndësishme.
Demi
Shumë prej virtyteve tuaja mund të transformohet në të metat sot . Një konflikt i hapur interesash do të nxjerrin në pak dobësitë tuaja. Ndaj është e rekomandueshme që ju të shtyni sot çdo miratim marrëveshjeje apo diskutimi të rëndësishme për çështje pune.
Binjakët
Dita e sotme nuk është e mirë për takime të rëndësishme. Si gjithmonë duhet të mbështeteni në aftësitë tuaja për të zgjidhur situata të ndryshme. Përsa i përket dashurisë dhe familjes jeni gjithmonë në qendër të vëmendjes së tyre.
Gaforrja
Duhet të përpiqeni të zgjidhni në mënyrë të sjellshme situatat e pakëndshme që krijohen në punë. Jo çdo gjëje duhet ti kushtoheni me zemër. Mbaj distancë në disa çështje dhe mos lini pas dore atë që është e shenjte për ju familjen.
Luani
Orët e para të mëngjesit sot do të jenë të mira për të mbyllur punët rutinë që keni zvarritur prej disa ditësh. Ju duhet ti kushtoni më shumë vëmendje shëndetit tuaj . Pjesa e dyte e ditës do të jete mjaft e bukur, do të ti kushtoheni partnerit dhe do taloni një mbrëmje të bukur.
Virgjëresha
Ajo që deri dje keni përdorur si burim frymëzimi sot do t’ju duket si një barrë. Ndërmarrja e një nisme të re ju ka lodhur shumë këtë periudhë kohe. Mos u ndieni si të humbur, do të jetë mbështetja e një miku që do t’ju japë një dorë në kapërcimin e kësaj situate.
Peshorja
Duhet të kufizoni në minimum angazhimet e ditës. Jeta nuk është vetëm punë, si fillim flini derisa të ngopeni pastaj kushtojuni më shumë vetes që të qetësoheni. Bëni vetëm ato që janë absolutisht të nevojshme dhe asgjë më shumë. Pjesa e dyte e ditës do t’ju shërbeje për reflektim.
Akrepi
Mos bëni ndonjë emërim të rëndësishëm sot. Kushtojuni vëmendjeve atyre gjërave që janë më kryesore. Në jetë ka përparësi. Mbrëmja mund të sjelle pështjellim në familjen tuaj, ndaj reagoni me maturi.
Shigjetari
Gjithë ditën e gjatë ju do të përballeni me refuzime , kufizime dhe ndalime. Qëllimet tuaja të mira dhe dashamirësia që ju karakterizon nuk do të kuptohet nga të tjerët sot. Shmangni konfliktet në punë dhe kushtojuni familjes ku gjeni gjithmonë dashuri.
Bricjapi
Dita e sotme do të jetë e mirë për ju në punë. Hidhni një sy situatës financiare që ta dini ku jeni, pasi fundjava ka shpenzime. Keni një situatë mjaft të mirë në familje, dhuroni dashuri dhe përkushtim ndaj tyre.
Ujori
Nëse nuk keni energji pozitive dhe përkushtimi ndaj punës do t’ju duket një barrë e madhe sot. Është fundjavë, lërini disa gjera pa bërë në zyrë dhe ktheni vëmendjen nga familja. Mendoni një fundjave të qetë dhe kushtojuni familjes.
Peshqit
Liria është një gjë relative. Çdo njëri ka të drejtat e tij dhe ju nuk mund ti kufizoni. Kush ka poste drejtuese duhet të jetë pak më liberal dhe social në punë. Fundjava është para, pushoni dhe relaksohuni sepse do t’ju kthjellohen edhe mendimet.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





