SHBA, 3 prill 2014 – Dënohet me 6 vite burg, 34 vjeçari Deandre Kelley, i cili kohë më parë vrau aksidentalisht vajzën e tij. 34 vjeçari afro-amerikan po grindej me ish-partneren e tij dhe për ta trembur shtin dy herë në ajër. Plumbat godasin Shantin, vajzën 11 vjeçare të çiftit, që ndodhej në katin e sipër, ku po festonte me shokët e shoqet e saj. Gjykata e Ohios rrëzoi akuzat më të rënda ndaj 34-vjeçarit që rrezikonte të dënohej me 20 vite burg.
Gjatë seanca gjyqësore, Kristina Lanza, mamaja e vogëlushes së vrarë i kërkoi trupit gjykues të mos tregohej shumë i ashpër me babain vrasëë. Sipas saj gjithçka që ndodhi ishte aksidentale. “Jam e sigurt se edhe Shanti do ta falte babain e saj”,- tha gruaja.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





