Avokati i Rudolf Nikollës, që më 15 prill plagosi 5 besimtarë në xhaminë pranë rrugës së Kavajës në Tiranë, kërkon që klienti i tij të shtrohet në një spital për të sëmurët me probleme të shëndetit mendor. Bëhet e ditur se avokati i 34- vjeçarint, Isuf Shehi i ka dërguar një kërkesë Gjykatës së Apelit në Tiranë ku kërkon shtrimin dhe trajtimin e Rudolf Nikollajt në spitalin psikiatrik

Theksojmë që Rudolf Nikollaj u la në burg pas kërkesës së prokurorisë, pasi akuzohet për veprën penale “veprime për qëllime terroriste”, pas sulmit në xhami. Ndërsa familja e tij ka thënë se ai kishte kohë që vuante nga depresioni dhe pretendonte se kishte njerëz që e ndiqnin.