LONDËR, 11 MARS 2014- Amanda Rodgers një grua 47 vjeç, është martuar me qenin e saj. Rodgers është nga Londra, edhe pse martesa e tyre u mbajt në Kroaci para 200 të ftuarve. Edhe pse një histori e pazakontë, Rodgers ka deklaruar se nuk mund të zgjidhte një partner më të mirë

“Nuk mund të mendoja për një partner më të mirë me të cilin të jetoja. U martova me një burrë para 20 vitesh, por raporti mes nesh zgjati fare pak muaj. Sheba është me mua prej shumë kohësh, më bën për të qeshur dhe më ngushëllon kur jam me humor të keq”, është shprehur Rodgers.

Ajo thotë se propozimi për martesë u bë sipas stilit të vjetër, duke u ulur në gjunjë, dhe në këtë mënyrë i kërkoi qenit të saj të martoheshin, dhe sipas Amandës ai nëpërmjet lehjes i kishte thënë “Po”.