SHBA, 3 mars 2014 – Ai ka qenë nominuar më parë 3 herë të tjera për çmimin Oskar. Këtë vit ishte hera e katërt. Por edhe këtë herë u detyrua të kthehej në shtëpi me duar bosh.
E si të mos mjaftonte dëshpërimi për mos marrjen e çmimit, Leonardo di Caprio do bënte mirë të mos përdorte internetin për disa ditë. Humbja e katërt e tij ka nxitur “çmendurinë” e fansave, që përmes fotomontazheve të ndryshme kanë dashur të ironizojnë “garën” e aktorit 39 vjeçar drejt çmimit aq shumë të dëshiruar.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





