DURRËS, 3 mars 2014 –  Zona naftëmbajtëse e Fierit sërish nën goditjen e tërmetit. Rrjeti sizmologjik shqiptar njofton se ora 10:13:06 GMT ose ora 11:13:06 GMT (koha e Shqipërisë +1) të datës 3 mars 2914 ka regjistruar lëkundje toke mesatare me forcë M=4.2, me epiqendër në thellësinë 12 km. Departamenti i Sizmologjisë i Institutit të Gjeoshkenacve, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit parni Universitetit publik Politeknik të Tiranës thotë se dukuria tektonike është lokalizuar në largësinë 5.4 km në vijë ajrore në juglindje të qytetit të Roskovecit, 1.4 km në verilindje të fshatit Kurjan, në koordinatat 40.71°V, 19.76°L (shih hartat nr. 1 dhe 2, pikat e kuqe). Nuk ka njoftime zyrtare për viktima apo dëme materiale.

Info

Komuna e Kurjanit në rrethin e Fierit përfshin fshatrat Kurjan, Mbërs, Ngjeshar, Vlosh.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/