·        Deri në orën 12:00 (koha e Shqipërisë) të 3 marsit 2014 ndodhen më shumë se 15 000 ushtarakë rusë dhe rreth pesëdhjetë reparte me teknikë ushtarake – transportues dhe automjete të blinduara

 

DURRËS, 3 mars 2014 –  Në mëngjesin së hënës, 3 mars 2014, mediet ukrainase, që i referohen përfaqësuesit të Ukrainës në OKB Juri Sergejev, kanë raportuar se komanda e forcave të armatosura ruse vazhdon dërgimin e trupave në territorin e gadishullit të Krimesë.

Sipas ambasadorit, i cili boton sajtin e kanalit televiziv TSN, në Krime deri në orën 12:00 (koha e Shqipërisë) të 3 marsit 2014 ndodhen më shumë se 15 000 ushtarakë rusë dhe rreth pesëdhjetë reparte me teknikë ushtarake – transportues dhe automjete të blinduara.

Bregdetin e Detit të Zi e Ukrainës po e bllokojnë dhjetë luftanije të forcave ushtarake-detare të Federatës Ruse.

Në total, sipas kanalit, janë pushtuar rreth 70 për qind e objekteve ushtarake strategjike të Krimesë.

Drejt kufirit rus-ukrainas në rajonin e Harkovit po lëvizin kolona ushtarake.

Reparte të shumta të ushtrisë janë në pritje për t’u dërguar në portin e Novorossijskut.

Luftanije të flotës së Baltikut janë në gatishmëri të lartë.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/