Tiranë, 3 mars 2014– Konfirmohet viktima e dytë nga virusi AH1N1, i njohur ndryshe si gripi i derrit. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë. Mësohet se ditën e sotme ka ndërruar jetë nga ky virus një 86-vjeçare. Sipas mjekëve pacientja manifestoi insuficience kardio-cirkulatore. 

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se deri tani në vendin tonë janë regjistruar 41 raste me gripin e derrit. Ministria e Shëndetësisë sqaron se ka shpërndarë 15.600 tableta tamiflu deri tani. Ndërkohë që në ISHP ndodhen gjendje edhe 85.630 tableta.
 
Viktima e parë nga virusi AH1N1 ishte një 30-vjeçare 13 javëshe shtatzënë. 30-vjeçarja ndërroi jetë në spitalin e Senatoriumit, gjatë javës së kaluar. Sipas mjekëve ajo kishte probleme me frymëmarrjen.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/