Itali, 3 mars 2014 – Vrau të birin 11 vjeçar me një palë gërshërë e më pas tenton vetvrasjen. Ngjarja e rëndë është regjistruar në Itali. Mediet vendase raportojnë se 11 vjeçari Carmine De Santis është gjetur i vdekur, i vrarë me anë të një gërshëre nga mamaja e tij. Gruaja ka tentuar menjëherë të vrasë veten, por është shpëtuar nga policia. 43 vjeçarja Daniela Falcone është shoqëruar në spital nga policia për të marrë ndihmën e parë. Ajo ishte larguar që nga e shtuna e kaluar së bashku me djalin. Pasi kishte shkuar për ta marrë në shkollë, asgjë nuk dihej më për fatin e tyre.
Gruaja së bashku me djalin e vdekur janë gjetur nga policia përgjatë rrugës së vjetër që lidh Kozencën me Paolën.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





