·        Fill pasi u mor vendimi nga vendet perëndimore mbi refuzimin e pjesëmarrjes në samitin e “Tetëshes së Madhe” (G-8), të hënën, më 3 mars 2014, në mëngjes, aktivet bankare të kompanive ruse ranë me 12 për qind

DURRËS, 3 mars 2014 –  Kryeministri i Ukrainës z. Arsenij Jacenjuk deklaroi më 3 gusht 2014 se vendi i tij nuk ka ndërmend të japë Krimenë. “Krimenë nuk do t’ia japim askujt… Nuk ka pasur, nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë justifikim për futjen e kontingjentit ushtarak rus duke përdorur forcën kundër ukrainasve dhe civilëve” – tha në një konferencë shtypi, më 3 shkurt 2014, kreu i ekzekutivit i Kievit, pas një takimi me Sekretarin e Jashtëm Britanik z. Uilljam Hejg (William Hague).

Z. Jacenjuk tha se fill pasi u mor vendimi nga vendet perëndimore mbi refuzimin e pjesëmarrjes në samitin e “Tetëshes së Madhe” (G-8), të hënën, më 3 mars 2014, në mëngjes, aktivet bankare të kompanive ruse ranë me 12 për qind.

“Ne jemi të vetëdijshëm për faktin se Federata Ruse ka interesat e vetë, por ne gjithashtu jemi të vetëdijshëm dhe i drejtohemi Rusisë: ju nuk keni të drejtë, që, duke ruajtur interesat tuaj, të shkelni interesat tanë… Dhe për më tepër, e theksoj, nuk ka pasur, nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë justifikim për futjen e kontingjentit ushtarak rus duke përdorur forcën kundër ukrainasve dhe civilëve, dhe për këto veprime gjithashtu do të duhet paguar çmimi. Krimenë nuk do t’ia japim askujt”, – tha z. Jacenjuk.

Kryeministri në detyrë vuri në dukje se sot pushteti i paligjshëm i vetëshpallur i Krimesë, që po përpiqet të shtetëzojë pronën e Ukrainës dhe po përpiqet të çarmatosë forcat e armatosura të Ukrainës, për këto veprime do të mbajë përgjegjësi në gjykatat ukrainase dhe ndërkombëtare.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/