DURRËS, 3 mars 2014 – Vazhdojnë zhvendosjet aktive të luftanijeve ruse në Detin e Zi. Jo vetëm anijet e Flotës së Detit të Zi, ashtu dhe anijet e flotave të Baltikut dhe Veriut, po shkelin kërkesat e marrëveshjes ukrainase-ruse për çështje të bazimit të flotës ushtarake detare ruse të Detit të Zi në territorin e Ukrainës. Shërbimi Kufitar Shtetëror i Ukrainës njofton mbi grumbullim të teknikës së blinduar në vendkalimin ujor që lidh gadishullin e Krimesë me rajonin e Krasnodarit të Rusisë. Rojat kufitare ukrainase njoftojnë gjithashtu për bllokim të ndërtesës së drejtorisë rajonale të detit Azov dhe Detit të Zi dhe shtabit të skuadriljes së Simferopolit , si dhe për sulm mbi skuadriljet e mbrojtjes bregdetare të Kerçit dhe Sevastopolit. Sipas Shërbimit Shtetëror Kufitar të Ukrainës, në këto veprime kanë marrë pjesë grupe ushtarakësh rusë, por pa shenja dalluese. Ata thyen dritare, dyer, asgjësuan mjete të ndërlidhjes dhe poste automatike pune në kabinetet e repartit ushtarak. Gjatë pushtimeve të reparteve kufitare po përdoren forca brutale fizike, kërcënimet dhe frikësimet. Nga kufitarët në formë ultimative po kërkohet t’i binden udhëheqjes së re të Krimesë, thotë Shërbimi Kufitar Shtetëror i Ukrainës.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





