E hënë, 3 mars 2014– Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:

 

GAZETA PANORAMA ka si argument kryesor  ““Ndreca dhe Gjinishi, takimi me Ramën. Nishani: S’i dekretoj ambasadorët”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Berisha: Fyle serbofil i papërmbajtur dhe majtist i thekur

–   Klajda Gjosha: Statusi, dokumenti për Fylen më 6 mars

–   Raporti i DASH, kompleksi “Jon”: Qeveria konfeksioi pronën e rregullt

 

GAZETA SHEKULLI ka si shkrim kryesor  “Lazarati nis festën, mbillet droga”

Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:

–   Carlo Bolino: PD s’ishte kundër armëve kimike, donte të “blinte” SHBA-të

–   Lezhë, Meta dhe Kodheli: Ndasitë politike nuk duhet të cenojnë integrimin

 

GAZETA SHQIP hapet me shkrimin “Tritolet, policia në kundërsulm”

Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:

–   Përgjimet e policisë, kreu i SHISH thirret në Kuvend

–   Arrestohet biznesmeni në Shkodër, PD: Ky është shtet policor

–   Nënkryetari i komunës prangos dy të rinj me pistoletë pa leje

 

GAZETA MAPO çelet me shkrimin “Llalla-Kuvendit: Lëvizjet në polici, ulën ritmin e hetimeve”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Kriza, diplomatët me familje të vogla, përparësi për ambasadorë

–   Operacioni i policisë, bllokohen 1.5 kg heroinë dhe 700 mijë euro

–   Kredia e FMN me 9 këste, Cani: Tani nis shlyerja e detyrimeve

 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/