SHBA, 2 mars 2014 – Një ish-truprojë i yjeve të Hollivudit, i kthyer në një koleksionist reliktesh, ka deklaruar se një regjistrim i një marrëdhenie seksi treshe, mes Xhon Kenedit,vëllait të tij Robert dhe aktores Marilin Monro do të dalë në ankand javën e ardhshme. Regjistrimi nuk është parë kurrë dhe thuhet se është konfiskuar nga zyra e sherifit të kontesë Tulane, pasi ish-truproja nuk kishte larë një borxh. 

Uilliam Kestëllberri ka deklaruar për “RadarOnline” se filmimi në bobinë 8 mm tregon treshen gjatë aktit seksual, por ka shtuar se nuk është bërë kurrë publik në respekt të ish-njeriut të madh të “Yankee”, Xho DiMaxho, i cili ishte i martuar për një vit me Monro. Regjistrimi do të dalë në ankand të martën bashkë me një sërë reliktesh të tjera të mbledhura nga Kestëllberri, 56 vjeç.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/