1 mars 2014– Gjykata mbretërore e Hovit në Angli dënoi shqiptarin Ardian Mërturi 33 vjec me 20 vjet burg. Policia e krahinës së Suseksit arriti të provojë në gjykatë të gjitha akuzat e ngritura ndaj Mërturit. Në fillim Mërturi u dërgua në spitalin e burgut, sepse duke u përpjekur t’i shpëtonte arrestimit nga ana e policisë u hodh nga kati i dytë i banesës dhe theu këmbën. Ai u dënua për tre raste përdhunimi, për dhunë sistematike ndaj një femre me të cilën bashkëjetonte si edhe për mbajtje kokaine me qëllim trafikimi.
Gjykatësi urdhëroi edhe sekuestrimin e 5842 stërlinave kesh të gjetura në banesën e Mërturit, si para të siguruara nga trafiku i kokainës. Pas daljes nga burgu Ardian Mërturi do të dëbohet automatikisht për në Shqipëri.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





