Siri, 1 mars 2014 – Një grup militantësh islamikë sirianë postuan në Twitter një seri fotosh ku dokumentohet prerja e dorës së një hajduti. I gjithë procesi është publikuar live në rrjetin social, ndërkohë që mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të Aleppo-s. Sipas militantëve, që i përkasin grupit “Shteti islamik i Irakut dhe Sirisë, hajduti e ka kërkuar vetë këtë ndëshkim.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





