E shtunë, 1 mars 2014– Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:
GAZETA PANORAMA ka si argument kryesor, “Propozimet. Reforma, pagesa sociale aq sa pensioni minimal”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Shoferët e furgonave bllokojnë rrugët, policia i shpërndan me dhunë
– Basha: Përkeqësim i dukshëm, nuk përjashtohen zgjedhjet e parakohshme
– Shpërthen makina e punonjësit të SHISH
GAZETA SHQIPTARE hapet me shkrimin “Sherr mes akademikëve. Shqipëria, Kosovës: Mos shani Qosen”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Gruaja në protestë me orën e Rilindjes: Nuk i votova të ngelem pa bukë
– Dinamiti hedh në erë makinë e inspektorit të SHISH
– Vajza e Arben Frrokut: Nuk ka vrarë njëri ka presion politik
– Meidani: Të krijohet xhandarmëria
GAZETA SHEKULLI ka si shkrim kryesor “Falen kreditë e këqija, bankat i fshinë nga regjistrat”
Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:
– Berisha fut PD në furgon, milioneret protestë për “bukën”
– C4 në Vorë, hapen dosjet e hakmarrjes 20 vjeçare
– FMN firmos kredinë 330 milion euro për Shqipërinë
GAZETA SHQIP hapet me shkrimin “Fushata e tritolit” angazhohet SHISH. Dyshohet edhe për ndikime nga jashtë”
Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:
– FMN, 457 milion dollarë për Shqipërinë
– Furgonët bllokojnë Tiranën , qeveria ofron tri zgjidhje
– Ligji antimafia, qeveria tërheq disa amendamente
GAZETA MAPO çelet me shkrimin, “Shqipëria në kohën e tritolit. Tritoli zë vendin e kallashnikovit, si arma e re po aq vdekjeprurëse, por më pak e gjurmueshme e shqiptarëve. në këtë situatë shpërthyese të krimit, pikëpyetjet ngrihen mbi aftësinë e policisë, po aq sa tek ekonomia në krizë dhe sistemi i korruptuar i drejtësisë. deri kur?”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Dule: PS zbatoi 10% të marrëveshjes, duhet një Task-Forcë për integrimin
– Tension në protestën e shoferëve, qeveria: Do zbatojmë ligjin
– Basha: nuk do të ketë bojkot të Kuvendit, do t’i themi ndal arrogancës
– Rritja e taksave ndëshkon masat dhe dobëson shtetin
GAZETA SHQIPTARJA.COM ka si argument kryesor, ““KLSH kërkon pagesën e menjëhershme të detyrimeve dhjetëra milionë euroshe, shmangen prej 17 vitesh. Abuzime miliardere me koncesionet”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Si do të vlerësohen nëpunësit civilë
– Ish-ministrat VIP dalin në krah të shoferëve
– Zhbllokohet kredia 330 mln euro. Disbursohen menjëherë për borxhin e shtetit
– 24 milionë, rreth 100 mln deri në fund të 2014
– Katër anëtarë të qeverisë, ende me mandate
GAZETA KOHA JONË hapet me shkrimin, “Kryeministri duhet ndihmuar duke e kritikuar dhe jo duke iu servilosur. A ka nevojë Rama për Ben Blushin? Qeveria ka nevojë edhe për mendimin e grupit parlamentar të PS-së e jo vetëm të disa personazheve, të cilët njihen si miqtë e kryeqeveritarit”
Në faqet e brendshme do të lexoni:
– Protesta. Drejtuesit e furgonave bllokojnë Tiranën
– Meta: I kemi votat për reformën, por duam konsensus
– Shtohet numri i ndarjeve, në 1 vit 300 divorce në Korçë
– Armand Duka fiton mandatin e katërt në krye të FSHF
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





