SHBA, 28 shkurt 2014– 28 vjeçarja që fitoi famë, pasi fotoja e saj me rroba burgu bëri xhiron e botës, ka hedhur në gjyq një kompani që ka përdorur imazhin e saj për qëllime komerciale. Portale të shumtë botuan foton e të burgosurës Meagan Simmons, të shoqëruar me komente: “Fajtore – sepse më ka hequr trurin”, “E arrestuar sepse ju ka thyer zemrën” apo “Më thuaj çfarë ka bërë që dhe unë të përfundoj në të njëjtin burg me të”.
28 vjeçarja e arrestuar në vitin 2010 në Florida ngaqë i jepte makinës nën efektin e alkoolit ka paditur tashmë portalin Instantcheckmate.com.
E pyetur një vit më parë nga Daily Mail, Simmons deklaroi se fotoja që e bëri aq të njohur i dukej e tmerrshme, por pas publikimit të saj ka marrë një sërë kërkesash për takime nga shumë meshkuj beqarë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





