Xhenovë, 28 shkurt 2014– Prostituonte megjithëse ishte vetëm 14 vjeçe, sepse mamaja e saj kishte vështirësi ekonomike. Kjo është historia e trishtuar e një vajze të mitur italiane, e cila kryente marrëdhënie seksuale me 30 apo 40 vjeçarë për 300-500 euro. Vajza ia ka treguar historinë e saj një mikeshe, e cila më pas ka folur me mësuesit mbi këtë çështje. Agjencia e lajmeve ANSA raporton se pasi janë njohur me rastin në fjalë, asistentët socialë kanë folur me vajzën, e cila ka deklaruar se bënte seks kundrejt dhuratave apo parave me persona të rritur.  Sipas 14 vjeçares mamaja e saj ishte në vështirësi ekonomike dhe për t’i ardhur asaj në ndihmë, ajo ua shiste trupin personave që i kontaktonte përmes rrjeteve sociale. Vajza ka pranuar se nuk dëshiron më ta bëjë këtë jetë, për më tepër që mamaja e saj kishte zbuluar gjithçka. Hetuesit janë ende nuk vërtetuar saktësinë e rrëfimit të vajzës së mitur.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/