Angli, 28 shkurt 2014 – Gjykata Mbretërore e Oksfordit gjykoi vjedhjen e kasafortës së Bibliotekës “Bodleain” të Oksfordit. Dy hajdutët ishin shqiptarët: Nderim Hasi 20 vjeç dhe Altin Gashi 21 vjeç. Nderim Hasi pranoi para gjykatës dy vjedhje me thyerje. Vjedhja e parë ishte kasaforta e Librarisë së Oksfordit. Në kasafortë gjendeshin çeqe me vlerë 650 stërlina, një kartë bankare dhe 30 stërlina kesh. Nderimi dhe Altini gjithashtu vodhën me thyerje një shtëpi po në Oksford, ku morën stoli me vlerë përfshirë një orë xhepi të florinjtë mbi njëqind vjeçare.

Nderimi pas kësaj vjedhje u rikthye në oborrin e shtëpisë së vjedhur dhe vodhi me thyerje edhe një makinë Volksvagen Golf.  Për të dy vjedhjet gjykata e dënoi Nderim Hasin me 20 muaj burg, ndërsa Altin Gashin me një vit burg, me kusht.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/