Itali, 28 shkurt 2014– Edmond Kociu, 51 vjeç, ther me thikë tunizianin Lassad Gouma. Vrasja u krye për mbrojtjen e nderit të familjes. Tuniziani kishte ngacmuar vajzën e Edmond Kociut, i cili fyerjen, që i bëri arabi e lau duke e therur me thikë . Vrasja ndodhi në një strukturë pritje për ekstakomunitarët në qytetin e Peruxhias, të martën në darkë.

Tuniziani i vrarë qëndronte pa dokumenta në Itali dhe kishte disa precedentë penalë, për drogë, për krime ndaj pronës dhe ndaj personit. Karabinierët ndonëse mirëkuptonin arsyet, që e çuan shqiptarin në vrasje, e arrestuan pa u mbushur një orë nga kryerja e krimit.

/gje. th.  agjencia e lajmeve “Dyrrah”/