Spanjë, 27 shkurt 2014– Një politikan spanjoll ka gjetur një mënyrë, jo shumë etike, për të qetësuar veten në parlament. Miguel Angel Revilla, ish-president i komunitetit autonom të Kantabrisë, u fotografua nga fotoreporteri i gazetës lokale “El Diario Montanes”, duke parë fotografi të një gruaje nudo në një revistë.
Politikani 71-vjeçar e kishte mbuluar revistën me dokumente zyrtare, por fotot nudo nuk i shpëtuan syrit të fotografit.
Por deputeti u “shfajësua” duke thënë se po shfletonte revistën, pasi kërkonte një artikull mbi fatin e ish-presidentit të bankës “Caja Madrid”, Miguel Blesa.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





