Tiranë, 27 shkurt 2014 – Tuna nuk do të jetë më pjesë e “X Factor Albania”. Prej dy vitesh ajo ishte pjesë e panelit vlerësues të shout të talentëve, por ky bashkëpunim duket se nuk do të vazhdojë më.
Këngëtarja nga Shkupi,Altuna Sejdiu-Tuna, mësohet se ka kaluar një periudhë jo fort të këndshme gjatë këtij edicioni të “X-Factor”. Ajo fillimisht ka pasur një përplasje me Sonin, më pas me Alketa Vejsiun e së fundi edhe me vetë regjisoren dhe producenten Vera Grabocka.
Burime të Indeksonline thonë se Tuna tashmë e ka bërë të qartë vendimin e saj dhe shkak për këtë janë bërë një mori situatash të pakëndshme të ndodhura në prapaskenat e spektaklit, të cilat shpesh kanë reflektuar edhe gjatë transmetimit live.
Mësohet se në planet e Verës është Genta Ismaili, të cilën e ka shumë për zemër.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





